Aktuale

Pacolli në Selinë e NATO-s në kapacitet privat, kjo aleancë nuk e njeh postin e ministrit të Jashtëm

NATO Deputy Secretary General Rose Gottemoeller and Mr. Behgjet Pacolli of Kosovo

Aleanca veri-atlantike vazhdon të marrë në konsideratë pozicionet e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kështu shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacollit, i cili ka pak kohë që është emëruar në këtë pozitë, në selinë e NATO-s në Bruksel nuk i njihet ky post për shkak se në mënyrë implicite me këtë do të njihej shteti i Kosovës.

Prandaj në njoftimin e NATO-s rreth takimit, Pacolli përmendet vetëm në kapacitet privat ose më saktë z. Behgjet Pacolli nga Kosova.

Natyrisht, NATO ka një qasje të tillë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm në selinë e NATO-s është pritur nga zëvendëssekretarja e përgjithshme. /Express/

Bilateral meeting between NATO Deputy Secretary General Rose Gottemoeller and Mr. Behgjet Pacolli of Kosovo
Bilateral meeting between NATO Deputy Secretary General Rose Gottemoeller and Mr. Behgjet Pacolli of Kosovo
NATO Deputy Secretary General Rose Gottemoeller and Mr. Behgjet Pacolli of Kosovo
the authorE B