Sport

Pacolli: Kosova bën histori

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur kualifikimin historik të Kosovës në basketboll, pas fitores kundër Estonisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe se është rinia ajo që e bën krenar popullin.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë për shtetin tonë. Kosova bën histori duke u kualifikuar në eliminatoret e botërorit në basketboll. Rinia jonë e mrekullueshme është kjo që e bën krenar popullin. Urime.