Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka deklaruar kohë më parë se ai ka zhvilluar takime me autoritetet e Malit të Zi, për të arritur deri tek një kompromis për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Por për këtë çështje llogari po kërkon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli.
Ajo ka kërkuar të dijë se në çfarë cilësie ka zhvilluar ato bisedime Limaj, dhe pse me autorizim të kujt.
Pacolli ka thënë se kla dashur që këto llogari ti kërkoj direct nga Limaj në Kuvend, mirëpo ky I fundit nuk ka marrë pjesë në seancë.
“ Limaj do të duhej të ishte prezent në kuvend për tu përgjigjur në këto pyetje:
1. Në cilën cilësi ka zhvilluar këto biseda?
2. Cili e ka pajisur me këtë autorizim Presidenti apo Ministri i Jashtëm?
3. A mund të paraqes shkresën zyrtare, numrin e saj dhe përmbajtjen, ku ju jipet autorizimi sipas ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare?
4. Çfarë ka biseduar në këto takime dhe sa të tilla janë mbajtur?
5. A mund të na i dorëzoj zyrtarisht në kuvend procesverbalet e takimeve të tyre?” është shprehur Pacolli./GazetaBlic./