Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se koalicionin me LDK-në e ka bërë në momentin e fundit pas një mesazhi që kishte marrë po atë natë.
Marrëveshjen e nënshkruar me Isa Mustafën e ka pranuar në natën e fundit, por ka thënë se nuk do eci nën hije të tij.
Koalicionin me LDK-në ai e konsideron si të përshpejtuar, megjithatë edhe me VV kishte pasur takime të shumta qysh para 5 muajsh.
“Më vije keq që nuk jemi në koalicion edhe me VV”, ka thënë Pacolli, për të cilën thotë se nuk premtoi koha.
Pacolli ka thënë se kanë bërë dy sondazhe, që më pas kaluan pragun në çfarëdo forme, e më pas thotë se “diçka” e shpejtoi këtë koalicion që në fund vendosën të shkonin me LDK-në.
“Unë nuk kam frikë prej askujt, por diçka ndodhi natën e fundit që ndërruam mendje”, por që refuzon të tregoj çka.
Ai ka thënë se natën kur vendosi të bëjë koalicion me LDK-në, ka thënë se do të shkojë me gjithkënd vetëm për t’i ikur PDK-së.
“Morra një mesazh në moment të fundit kur e morra këtë vendim”, ka thënë ai.
“Një ditë do ta mësoni arsyen se çfarë ka ndodhur, ishte natë e ndodhive të mëdha e këtë do ta mësoni në librin tim të cilin jam duke e shkruar”, tha Pacolli.
I pyetur nëse ka qenë i kërcënuar nga PDK-ja, Pacolli refuzon t’i përgjigjet kësaj dhe që thotë se një ditë gjithçka do të merret vesh nga libri i tij.