E ardhmja e Mesut Ozil është larg Arsenalit, thotë ish-mbrojtësin Martin Keown
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown insiston se Mesut Ozil do të largohet nga Emirates gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai thotë se Ozil është shumë i talentuar, por nuk e di nëse dëshiron të vazhdojë të luaj për Arsenalin.
“Kur të vije janari, është e sigurt se Ozil do të largohet. Ai është talent i madh dhe këtu nuk ka dyshim, por ku e ka kokën tani? A dëshiron të luaj më për Arsenalin?”, tha Keown për BT Sport.
Ozil me Arsenalin ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2018. /Express/