Mesut Ozil tashmë ka vendosur për t’u larguar nga Arsenal në fund të këtij sezoni
E ardhmja e Mesut Ozil mund të vazhdojë të jetë në Londër, por jo në Arsenal, por tek skuadra e Chelseat, shkruan Sport Bild.
Gjermani ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e tij.
Sipas Bild skuadra e Chelseat është e gatshme të përmbush kërkesat ekonomike të lojtarit.
Përveç londinezëve për Ozil interesohen edhe Manchester United dhe Barcelona. /Express/