Sport

Ozil: E kam lënë futbollin për tre muaj për këtë sport

Kur mendojmë emrin e Mesut Ozil, gjithmonë kujtojmë triumfin e tij në Kupën e Botës me Gjermaninë, paraqitjet e tij me Werder Bremen, Real Madrid dhe Arsenalin.
Por gjitha këto kanë mundur të mos ndodhin nëse reprezentuesi gjerman do të vendoste të largohej nga futbolli para 12 viteve.

Ozil, gjatë një interviste ka zbuluar se kur ishte fëmijë ka qenë i mirë edhe në ping pong, dhe se për tre muaj ishte larguar nga futbolli.

“Kur isha 11-12 vjeç, në shkollë, kam filluar të luajë pingpong. Unë kam qenë gjithashtu shumë i mirë dhe ata menjëherë më vendosen mua në ekip. Në turneun tim të parë unë kam mundur gjithë kundërshtarët e mi. Pastaj jam përballur me trajnerin tim, ai ishte shumë i fortë dhe më ka mposhtur mua”, ka deklaruar Ozil.

“Në ata tre muaj, unë nuk luajta futboll, jo sepse nuk më pëlqente, por se në ato momente kisha më shumë argëtim për ping pongun”.

“Kjo periudhë më ndihmoi te kuptojë se ping pongu nuk ishte ajo që dëshiroja për të ardhmen time, futbolli më mungonte dhe dëshiroja të kthehesha”./Lajmi.net/