Mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain është në “target” të Chelsea, Liverpool dhe Manchester City këtë verë, shkruan Sky Sports.
Ylli anglez është i frustruar me mungesën e progresit në relacion me marrëveshjen e re me Emirates dhe konsideron largimin në veri të Londrës në javët e ardhshme.
Oxlade-Chamberlain, kontrata aktuale e të cilit skadon vitin e ardhshëm, ka dështuar të mbajë pozitën konstante në formacionin e Arsene Wenger.
Tri skuadrat angleze thuhet se janë duke monitoruar situatën e 23-vjeçarit si transferim potencial në radhët e tyre, transmeton KosovaPress.