Tech

Oukitel sjell telefonin me bateri prej 10.000mAh

Prodhuesi kinez i telefonave, Oukitel planifikon që në muajin qershor të prezantojë telefonin e ri, i cili do të jetë i njohur për shkak të baterisë së madhe.

Oukitel K10000 Pro përcjell hapat e pararendësit të vet, modelit K10000, i cili është publikuar në vitin 2015 dhe kishte kapacitet të baterisë 10.000mAh. Sipas kompanisë Oukitel, bateria ka nevojë të mbushet deri në fund për tri orë, duke iu falënderuar teknologjisë “flash charge”, e cila është e implementuar në mbushësin 12V/2A.

K10000 Pro vjen me specifika të përmirësuara. Telefoni ka ekran 5.5 inç 1080p, procesor MediaTek me tetë bërthama prej 1.5GHz, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Tash për tash është e panjohur se me cilin sistem operativ do të punojë telefoni, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, është i panjohur informacioni nëse K10000 Pro do të ketë kamera si modeli paraardhës dhe çmimi i telefonit në treg.