Aktuale

Osmani për vrasjen e Zejnepes: Kërkoi mbrojtje dhjetëra herë, por Shteti s’reagoi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka folur në Kuvend për vrasjen makabre të Zejnepe Berishës, të cilës iu mor jeta nga bashkëshorti i saj e ku ky i fundit mori vetë 12 vjet burgim për veprën që e kreu.

Osmani duke folur për rastin e Zejnepës sikurse edhe shumë rasteve të tjera sikurse ajo e Diana Kastratit pastaj Dafina Zhubit, vlerëson se nëse nuk ka reagim nga shtetit për këto çështje ku të mbrohet jeta e gruas atëherë këto nuk do të jenë as rastet e fundit.

“Zejnepja sikurse edhe Diana Kastrati e shumë të tjera kishin kërkuar mbrojtje nga shteti dhjetëra herë e shteti asnjëherë nuk i ka dal në mbrojtje. Nuk ka arsyetim për dhunë ndaj bashkëshortit e aq më pak para fëmijëve. Mos reagimi ynë si Kuvend dhe si shoqëri do të lejojë ndërhyrje të mëtejmë në drejtësi . Të debatojmë me gjet një zgjidhje, përndryshe nuk e di edhe sa kohë të kalojë e të mbushemi mend si shoqëri”, tha ajo në Kuvend.

the authorE B