Aktuale

OShP injoron Auditorin, nuk raporton për shfrytëzimin e veturave zyrtare

Mosraportimi për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare është njëra prej çështjeve që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) edhe këtë vit e ka evidentuar tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

Rritja e kontrollit për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare ka qenë rekomandim i ZKA-së për këtë institucion për vite me radhë, shkruan sot Koha Ditore.

Është përsëritur në të gjitha raportet e ZKA-së që prej vitit 2013. Kishte qenë e adresuar së fundi në vitin 2012.

Por siç është vlerësuar në raportet pasuese, OSHP-ja nuk ka raporte lidhur me shfrytëzimin e veturave zyrtare.

the authorE B