Gjatë muajit korrik moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta u lidh në martesë pas një lidhje të gjatë 10-vjeçare me moderatorin Turjan Hyska.
Pas dasmës dhe muajit përrallor të mjaltit, Turi dhe Orinda iu kthyen normalitetit duke nisur punën me emisionet e tyre në sezonin e ri televiziv.
Këtë herë Orinda iu rikthye ekranit me një prodhim të ri, i cili vjen nën emrin “Cover”. Ndërkohë që ka publikuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet më seksi se kurrë dhe mjaft transparente, i ka ardhur një koment që nuk e priste nga aktori “Apartamenti 2Xl” Albano Bogdo.
Në foto ai shkruan: “Yll si gjithmone Orinda Hysko”. Ky koment duket se i ka pëlqyer mjaft Hutës, e cila i ka kthyer me të qeshura,”Nuk tingëllon dhe aq keq”,-përfundon këngëtarja, e cila në ekran vijon në ketë mbiemrin e saj./Gazeta Express