ShowBiz

Orinda Huta sqaron një herë e mirë raportin me Elvana Gjatën

Ditën e djeshme në media të ndryshme qarkulloi lajmi se marrëdhënia midis këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe Orinda Huta ishte ftohur dhe dy vajzat e njohura të ekranit ishin zënë dhe prej kohësh nuk flisnin.

Sipas tyre arsyeja ishte sherri i Orindës me Flor Mumajesin dhe si rrjedhojë dhe raporti midis tyre kishte ndryshuar dhe prej vitesh nuk janë parë më bashkë.

Megjithatë pak minuta më parë moderatorja Orinda Huta ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me Elvanën. Ajo ka mohuar se nuk flet me Elvanën nëpërmjet një postimi që ka bërë në InstaStory.

Orinda ka shpërndarë një foto të lajmit të përfolur dhe përmbi të ka shkruar: “Kush i tha këtyre që ne i kemi ngrirë marrëdhëniet”, duke etiketuar edhe këngëtaren e njohur në foton e publikuar.

Ndryshe, ditë më parë Orinda Huta ishte e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” drejtuar nga Arbana Osmani, ku ajo çfarë ra në sy ishte barku i fryrë i këngëtares së njohur. Madje gjatë emisionit ajo shpesh vendoste dorën tek barku i saj, por pavarësisht shkrimeve në mediat online, deri tani asnjëri nga ta nuk ka reaguar rreth kësaj, shkruan Gazeta Blic

Ndërsa sa i përket Elvana Gjatës, ajo tani është kthyer në vendlindje, ku dhe ka filluar me koncerte, ku ka mbajtur dy sosh, e para ishte në Zvicër ku këngëtarja ishte e shoqëruar nga trupa e baletit të Albi Nakos, dhe tjetri ishte para dy ditësh në Tiranë, ku ajo u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

the authorE B