ShowBiz

Orinda Huta me emision të ri, nis xhirimet (Foto)

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta pritet të nisë së shpejti një format të ri televiziv në Tring.

Emisioni titullohet “10 Vjet më i ri në 10 ditë” dhe është një patent e cila ka si qëllim marrjen e një personazhi mbi moshën 35 vjeçare, që mund të tregojë më shumë në moshë dhe trajtohet në vetëm 10 ditë.

Qëllimi i kësaj patente është që në fund të 10 ditëve personazhi duhet të duket 10 vjet më i ri dhe këtë e vendos publiku. Trajtimet duhet te jenë të nivelit që të shihet rezultati brenda 10 ditëve. Xhirimet duket se kanë nisur pasi gjatë ditës së sotme Orinda ka publikuar një foto ku tregon një fakt të tillë./Gazeta Express/

the authorE B