Tech

Orët e mençura nuk kanë funksione precize fitnes

Ekzistojnë mjaft pajisje në këtë moment, të cilat kanë të ndërtuar sensorin për rrahjen e zemrës dhe për këtë arsye nuk do të thotë se të gjithë sensorët janë të njëjtë.

Nëse jeni në kërkim për sensorin për fitnes, atëherë opsioni më i mirë është për shqyrtimin e Apple Watch.

Të paktën kështu është thënë në studimin e fundit, të cilin e ka kryer universiteti në Stenford, në të cilin është gjetur se Apple Watch ka sensorin më preciz të rrahjeve të zemrës. Në mesin e pajisjeve tjera, janë testuar edhe Samsung Gear S2, MIO Alpha 2, Microsoft Band, Fitbit Surge dhe të tjerë.

Bazuar në gjendjet e tyre, Apple Watch është gjendur në krye me shkallën e gabimit prej 2 për qind, derisa Samsung Gear S2 ishte më së paku preciz me shkallë të mesme të gabimit prej 6,8 për qind. Apple Watch megjithatë është larg perfeksionizmit, pasi studiuesit kanë gjetur se është jo preciz kur bëhet në pyetje përcjellja e kalorisë me madje 40 për qind të gabimeve, transmeton KosovaPress.