Urata Rama do të jetë sportistja e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike
Shenjëtarja Urata Rama, do të garojë në ditën e parë të Lojërave Olimpike në kualifikimet në garën me pushkë prej dhjetë metrave distancë.
Gara në të cilën do të marrë pjesë Rama do të fillojë sot në ora 13:30 në kohën tonë lokale.
Pas saj do të garojë çiklisti Qëndrim Guri në finalen të garës së rrugës prej orës 14:30.
Kujtojmë se Kosova në këto lojëra përfaqësohet me 8 sportistë, dy në xhudo, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy në atletikë, Vjona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy në not, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli, si dhe Qëndrim Guri në çiklizëm dhe Urata Rama në shenjëtari.
