Aktuale

Opozita serbe: Po përgatitet vjedhja e votave në Kosovë në zgjedhjet presidenciale serbe

Beograd – Lëvizja “Mjaft ishte”, DSS dhe grupi parlamentar “Serbia e re – për shpëtimin e Serbisë” kanë reaguar ndaj udhëzimeve për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Lëvizja “Mjaft ishte”, ka thënë se kryeministri aktual dhe kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Aleksandar Vuçiq, planifikon që me vota fiktive nga Kosova të realizojë fitoren në raundin e parë, raporton agjensia Beta.

Në deklaratën e lëvizjes “Mjaft ishte” thuhet se Vuçiqi ka vlerësuar se fitores së tij në raundin e parë i mungojnë rreth 60.000 vota dhe kjo është arsyeja pse seanca e mbrëmshme e Komisionit Zgjedhor Republikan ju kthye, siç thuhet “metodave të mirënjohura të vjetra të Millosheviqit – duke siguruar vota fiktive nga Kosova dhe Metohia”.

“Udhëzimi parashikon që, pas mbylljes së vendvotimeve, kutitë e votimit do të transportohen jashtë nga krahina jugore dhe numërimi i votave si dhe përcaktimi i rezultateve do të bëhet në Vranjë dhe Rashkë. Dhia, pra, do të ruajë lakrat, si në zgjedhjet e mëparshme”, thuhet në deklaratën e lëvizjes “Mjaft ishte”.

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka thënë se “Komisioni Zgjedhor Republikan miratoi në mënyrë të paligjshme Udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi dhe se me këtë paraprakisht konfirmoi dyshimin në lidhje me rregullsinë e procesit zgjedhor në krahinë”.

Kjo një parti shtoi se Komisioni Zgjedhor Republikan e ka miratuar një vendim të tillë, edhe pse Gjykata Kushtetuese e Serbisë arriti në përfundimin se kishte paligjshmërive gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë në vitin 2014 dhe 2016.

the authorE B