Partia më e madhe e opozitës laike, Partia Popullore Republikane (CHP), do të paraqesë ankesë në Këshillin e Lartë të Zgjedhjeve (YSK).
Kërkesat e partisë janë që të anulohet referendumi për zgjerimin e kompetencave të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.
Partia Republikane Popullore tha në një deklaratë se nënkryetari i kësaj partie, Bulent Teskan, do të bëjë ankesë këtë pasdite, raporton Reuters.
Teskan dje ka ftuar në anulimin e referendumit për zgjerimin e kompetencave të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan, dhe tha se ai do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse është e nevojshme.
Teskan i cili është zëvendës kryetar i Partisë Popullore Republikane, tha se partia ka marrë ankesa nga rajone të ndryshme në të cilan është deklaruar që njerëzit nuk kanë mundur që të votojnë në privatësi të plotë dhe se disa numërime të fletëve të votimit janë bërë në fshehtësi.
Ai tha gjithashtu tha se është i paligjshëm vendimi i Komisionit të Lartë Zgjedhor që të pranojnë votat e pa vulosura si të vlefshme.
“Në këtë moment është e pamundur që të përcaktohet se sa janë votat e tilla, dhe sa prej tyre u vulosën më vonë. Prandaj, vendimi i vetëm që do të ndalojë debatin në lidhje me legjitimitetin e votimit dhe për të zvogëluar shqetësimet ligjore të qytetarëve, është anulimi i këtj votimi, të cilin do ta bëjë YSK”, tha Teskan në një konferencë shtypi.
CHP do të paraqesë një ankesë për autoritetet zgjedhore komunale dhe YSK dhe në varësi të përgjigjes për këtë ankesë, mund të paraqitet para Gjykatës Kushtetuese në Turqi, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo ndonjë autoriteti tjetër përkatës./GazetaExpress/.