Askush nga opozita nuk ka qenë i ftuar të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, ka thënë sonte, kryetari i partisë “Levica Srbije”, Borko Stefanoviq, kryetari i Lidhjes Sociale Demokratike të Vojvodinës, Nenad Canak dhe ish- deputetja e Parlamentit të Kosovës, Rada Trjakoviq
“Është bërë takimi i parë i dialogut të brendshëm me ekspertë ligjorë, ku janë ftuar profesorë të së drejtës kushtetuese, dekanët nga universiteti në Serbi dhe ata janë pyetur dhe për një vizion ligjor. Ne nuk e dimë këtë, por ne kem dëgjuar për këtë”, tha Stefanoviq në takimin “Debati për Kosovën: Dialogu i brendshëm dhe monologu”, organizuar nga Instituti për Çështjeve Evropiane.