Aktuale

Opozita e pyet për marrvëshjen me Lista Srpska, Haradinaj s’pranon të diskutojë

Pak minuta pas fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në sallën e Parlamentit ka arritur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentarë të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi që Haradinaj të sqarojë se cila është marrëveshja që ka bërë me Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin në këmbim të mbështetjes për të formuar Qeverinë ka ardhur reagimi i Haradinajt.

Kreu i Qeverisë është është shprehur se marrëveshja me Listën Serbe rreth krijimit të Qeverisë, është bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën e vendit. Thotë se për ligjshmërinë e zgjedhjes së tij për kryeministër të vendit asnjëherë nuk do të diskutojë me deputetët e Kuvendit.

“Edhe 100 vjet të thirrni debate të tilla unë nuk do të vij. Unë ju kam dërguar programin qeverisës brenda jave. I mirë i keq e keni programin. Kurdo që dëshironi të diskutoni brenda programit unë ju vijë. Dua vetëm të diskutojë lidhur me ato që po i flitni lidhur me Listën Serbe. E vetmja marrëveshje që ka R.H me LS është që të punojmë në bazë të përgjegjësive dhe betimi është dhënë me kushtetutën vendit. Nuk ka një germë të R.H që e turpëron familjen, vendin. Unë i kisha lutë për reflektim deputetët”, ka thënë Haradinaj.
Më pas Haradinaj është larguar nga Kuvendi duke marrë të gjithë ministrat e tij dhe duke shtuar se kanë punë për të bërë

the authorE B