Olsi Klosi është një nga emrat më të përfolur nga banorët e Big Brother 9.
Edhe pse ka kaluar kohë nga përfundimi i spektaklit emri i tij vazhdon të lakohet në media. Lidhja e Olsit me Fiorentinën dhe më pas ndarja e papritur mes tyre bëri të gjithë të flasin.
Por me sa duket është koha që ish banori të kthejë faqe në jetën e tij. Gjatë gjithë kohës krah tij janë parë femra mjaft tërheqëse të cilat janë hamendësuar si partneret e tij.
Së fundmi ai ka publikuar një foto krah një femre e cila i fal dashuri. Olsi nuk ka treguar detaje krah fotos. Mos është thjesht një provokim apo vajza tërheqëse e fotos është partnerja e tij e re.
Olsi fitoi zemrën e publikut me karakterin e tij shpërthyes duke i shtuar pikë më tepër dhe mërrëdhënia e tij energjike me Fjorentinën.
Çifti i shumëpërfolur u ndanë kohë pas përfundimit të spektaklit edhe pse kishin pohuar se gjithçka mes tyre shkonte për mrekulli. /Gazeta Express./