Gjatë 25 vjetëve të fundit, bota ka arritur përparim të dukshëm në shpëtimin e jetës së fëmijëve dhe për herë të parë numri i vdekjeve në mesin e fëmijëve është më i ulët se 6 milionë në nivel global, thuhet në raportin më të ri të Kombeve të Bashkuara.
Në raport thuhet po ashtu, se shumica e këtyre rasteve kanë mundur të parandalohen.