Aktuale

I ofron ryshfet policit të Kosovës, arrestohet i dyshuari

????????????????????????????????????

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor.

Në raportin e policisë thuhet se i arrestuari shtetas i Shqipërisë duke kaluar kufirin në pikën kufitare Vërmicë i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor që të mos e regjistrojë atë në sistem.

Gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonte i dyshuari, janë gjetur 18 telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

the authorE B