Një delegacion i lartë, i udhëhequr nga gjenerali në pension Philip Breedlove, ish-komandanti i NATO-s në Evropë dhe në pension admiralin Gerard Mauer, i përberë nga 20 oficerë të lartë ushtarakë dhe civil, arrin sot në një vizitë në Serbi.
Përgjatë këtij qëndrimi në Serbi pritet që ata të takohen edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet nga ambasada e SHBA-së në Beograd, transmeton Indeksonline.
Delegacioni thuhet të realizojë këtë vizitë në kuadër të vizitave studimore të programit, Capstone./Indeksonline/