Sport

Ofertë e lartë nga City për Julian Weigl

Julian Weigl mund të largohet nga Borussia Dortmundi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollin gjerman dhe në Evropë.

22-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri spanjoll Pep Guardiola i cili po e kërkon me ngulm atë.

Mediat gjermane kanë raportuar se City ka gati një ofertë të lartë për ta bindur Dortmundin të heqë dorë nga ylli i tyre.

Besohet se oferta e Cityt do ta kalojë shifrën e 50 milionë eurove për gjermanin e talentuar.

Kujtojmë që Weigl iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2015 nga 1860 Munchen.

Përveç Cityt në garë për reprezentuesin e Gjermanisë janë edhe Barcelona dhe Juventusi.

Kontrata aktuale e Weigl me Dortmundin është deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/