Aktuale

Ofendon zyrtarët policorë, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ishin duke i sekuestruar veturën të dyshuarit për parkim të parregullt.

Gjatë kontrollit të dyshuarit (në brez) i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

the authorE B