Sport

Nuk vjen Sampaoli, Barça ka planin B

Barcelona vazhdon kërkimin për trajnerin e ri.

Pas vendimit të Luis Enriques për largim nga Barcelona në përfundim të këtij stinori, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur pasardhësin e tij.

Emri i parë që është përmendur më shumë në media ka qenë ai i Jorge Sampaolit të Sevillas, por argjentinasi është i vendosur që të qëndrojë për më shumë kohë në ekipin andaluzian duke ia mbyllur dyert Barçës.

Alternativa e Sampaolit, mbetet trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde i cili pëlqehet shumë edhe nga tifozët e Barcelonës, pas të kaluarës së tij me katalanasit në kohën kur ai ishte futbollist.

Në muajt në vazhdim do të përcaktohet se kush do të drejtojë Barcelonën.