Reperi i njohur Majk gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediet rozë.
Përveç muzikës së tij, Majku pothuajse çdo ditë ka qenë lajm për shkak të jetës së tij private, transmeton Gazeta Express.
Nuk do t’ju besoni syve, por idoli juaj Majku sapo ka prezantuar dy të dashurat e tij për të cilat nuk është se keni dëgjuar më parë.
Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me dy të dashurat e tij.
Por, mos u zhgënjeni. Nuk bëhet fjalë për vajza reale.
Majku në këtë fotografi shihet i ulur në divan me një gotë në dorë. E prap tij në mur shihen dy piktura e për të cilat reperi i famshëm thotë se janë femrat e tij.
“Vetëm unë dhe dy të dashurat e mia”, kishte lënë mbishkrim Majku.
Ndryshe, kjo verë ishte tejet e nxehtë për Majkun me mbrëmje e koncerte të shumta muzikore.
Kujtojmë se “Stila”, është projekti i fundit, këngë kjo e cila u pëlqye shumë nga të gjithë fansat e tij./Gazeta Express/