Sulmuesi anglez, Harry Kane, i ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e fundit për Tottenham, ndërsa shoku i tij i skuadrës e sheh atë në të njëjtin nivel me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen, e ka lavdëruar Harry Kanenin, duke thënë se nuk ka lojtarë në këtë planet me të cilin do të luante para yllit anglez, transmeton Express.
Mbrojtësi belg i bëri këto komente para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Real Madridin në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet sonte në “Wembley”.
“Të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ronaldo i ka cilësitë e veta, siç i ka edhe Kane”, ka thënë ai.
“Për mua Kane është njëri prej 9-shave më të mirë në Evropë, mbase më i miri. Ai e tregon këtë çdo javë dhe nuk do ta ndërroja me asnjë lojtar këtë moment”, ka shtuar ai. /Express/