Tech

Nuk do ta besoni se si janë realizuar fotografitë e Audi R8 (Foto)

Felix Hernandez Rodriguez është një fotograf profesionist i cili ka realizuar fotografi të veturave si Audi R8.

Audi ka kontraktuar fotografin profesionist Felix Hernandez Rodriguez të fotografoj modelin R8, por Rodriguez arriti të realizoj setin fotografik pa pasur një veturë të tillë origjinale, transmeton Express. Me anë të teknikës së tij, në vend që të përdorë një veturë Audi R8 origjinale që kushton 160,000USD, ai përdorë model të veturës R8 origjinale në miniaturë të cilat kushtojnë rreth 40 USD.

Pjesa më e mahnitshme në tërë këtë proces është mënyra se si arrin që të realizojë pamjet e ambientit në miniaturë. Photoshop përdoret shumë pak, kryesisht për efekte ngjyrash dhe përmirësime të vogla.