ShowBiz

Nuk do ta besoni, por kjo këngëtare e njohur bëhet tullace (Foto)

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani njihet për zërin dhe stilin e saj të veçantë.

Përveç muzikës, Flakën tani të gjithë fansat e saj kanë mundësi ta shohin edhe në televizion, transmeton Gazeta Express.

Kjo për faktin se Flaka është pjesëmarrëse në spektaklin e njohur “Your Face Sounds Familiar”, i cili ka në fokus imitimet e personazheve të njohura nga shoëbizi vendos dhe ndërkombëtar.

Javë më parë Flaka kishte mahnitur të gjithë me performancat e saj nga më të ndryshmet.

Por të të përfolurat me të cilat ajo ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve kanë qenë performancat kur ajo ka imituar Michael Jackson si dhe ajo e këngëtares së njohur Adelina Ismajli.

Flaka si duket ka vendosur t’i lë pa fjalë të gjithë në këtë spektakël. Në performancën e radhës ajo do të dal në skenë si një tullace.

Flaka përveç muzikës, talentin e saj po e shfaqë edhe “Your Face Sounds Familiar”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Flaka e cila ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram.

“Revolucioni vjen nga veprimi”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Flaka në këtë fotografi.

Ajo ka pranuar shumë komente pozitive për ndryshimin e saj.

E si duket ajo shikoi fotografinë më poshtë./Gazeta Express/

the authorE B