Sport

Nuk do ta besoni çfarë kishte bërë De Boer pasi u shkarkua nga Inter

Frank De Boer tashmë është trajner i ri i skuadrës angleze Crystal Palace
Trajneri holandez, Frank de Boer ka treguar për jetën e tij pas shkarkimit të hershëm nga skuadra italaine Inter.

Ai tha se pas kësaj, ai kishte shumë kohë dhe për herë të parë filloi edhe ta shikonte Netflixin, ku shikoi shumë filma dhe seri.

“Pas shkarkimit tim nga Inter, ishte hera e parë që shikova filma në Netflix, sepse kisha shumë kohë”, tha fillimisht De Boer për faqen e Palace.

“E pash serinë Narkos, disa filma të tjerë, Sherlock Holmes dhe shumë të tjerë”. /Express/