Lionel Messi ka luajtur i lënduar kundër Uruguait
Ylli Barcelonës, Leo Messi, ka ndihmuar përfaqësuan e tij që t’i rrëmbejë tri pikë ndaj Uruguait në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Por, argjentinasi nuk ishte në ditën më të mirë. Ai tha se luajti me dhimbje dhe se është në dyshim për ndeshjen ndaj Venezuelës për shkak të lëndimit.
“Nuk e di nëse do të luaj ndaj Venezuelës’, tha Messi. “Kam shumë dhimbje në ije, por doja të jem këtu pas asaj se çfarë ndodhi”, shtoi argjentinasi.