Martin Caceres ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Marrëveshja me Milanin dukej punë e kryer për mbrojtësin uruguaian, por pas përfundimit të testeve mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar.
Siç raportojnë mediat në Itali, Caceres ka kërkuar që për gjashtë muaj të paguhej 1.5 milionë euro, ndërsa ‘Rossonerët’ nuk i ofruan më shumë se gjysmën e asaj që kërkonte lojtari dhe kështu bisedimet kanë marrë fund.
Tani Caceres ka udhëtuar drejt Anglisë, ku po kryen testet mjekësore te skuadra e Southampton dhe me gjasë do të nënshkruajë me Saints.
Caceres është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Juventusin.





















