Sport

Nuk ndalet PSG-ja

Paris Saint Germaini e ka mposhtur 2:0 Lyonin në “Parc des Princes”.

PSG-ja ka vazhduar me formën e mirë në Ligue 1. Në xhiron e gjashtë, të besuarit e Emery e kanë mposhtur 2:0 Lyonin.

Fillimisht Cavani dhe Mbappe u regjistruan si golashënues (75’ e 87’), por më pas regjia i regjistroi finalizimet si autogola nga Marcelo dhe Jeremy Morel.

Cavani humbi edhe një penalti, të cilën nuk ia la Neymarit – pavarësisht insistimit të brazilianit.

Pas kësaj fitore, PSG shkoi në kuotën e 18 pikëve. /Gazeta Express/