Sport

Nuk mund ta besoni se për çfarë ka pyetur Dembele pas operacionit

Ousmane Dembele ka bërë një pyetje interesante pas operimit

Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele është operuar në kofshën e majtë, në Turku të Finlandës, pasi ishte lënduar në ndeshjen ndaj Getafes, për çka u detyra edhe të operohej.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, menjëherë pas operacionit, francezi ka pyetur mjekët nëse do të mundë të luajë kundër Real Madridit në El Clasico, e cila luhet më 23 dhjetor.

Por, përgjigja e mjekëve ka qenë e prerë “Jo”, përcjell Express. Mjekët nuk duan që Dembele të rrezikojë shëndetin për t’u paraqitur në ndeshjen ndaj kampionit të Spanjës. /Express/