Luis Enrique e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga rrotacionet, pasi u kritikua për humbjen ndaj Alaves për shkak të ndërrimit të disa lojtarëve
Trajneri i katalunasve, Luis Enrique, do të vazhdojë të bëjë rrotacione të shpeshta. Ai ka thënë se sezoni është i gjatë dhe rrotacionet janë të nevojshme.
Sipas spanjollit, te katalunasit nuk ka lojtarë titullar apo zëvendësues, por vetëm lojtarë të cilët janë të Barcelonës dhe që të gjithë mund të luajnë.
“Këtu nuk ka lojtarë titullar apo zëvendësues, por vetëm lojtarë të Barcelonës. Rrotacionet janë shumë te nevojshme dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, tha Enrique.
“Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj ekipit i cili është inkuadruar së fundmi në Ligë. Leganes janë duke luajtur një futboll të mirë. Ata nuk mbrohen, këtë e pamë në ndeshjen e tyre kundër Atletico Madridit. Duhet të tregohemi të kujdesshëm”, shtoi spanjolli.