Presidenti i Romës, Jim Pallotta ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet e fundit se Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e Mohamed Salah.
Gjigandi anglez, Liverpool ka qenë shumë i lidhur për një transferim të egjiptiasit. Salah është një prioritet në listën e Jurgen Kloppit në këtë afat kalimtar.
Liverpooli është i gatshëm të ofroj deri në 40 milionë euro për reprezentuesin egjiptian.
Salah dështoi që të ketë një impakt në Angli sa ishte pjesë e Chelseat por do të ishte një aset i vlefshëm për Liverpoolin gjatë edicionit të ardhshëm. “Ne vazhdojmë që të marrim oferta të ndryshme për lojtarët tonë dhe nëse do t’i dëgjonim të gjitha, do të humbisnim pjesën më të madhe të skuadrës.”, u shpreh Pallotta.