Aktuale

Nuk ka demarkacion sot

Është shtyrë seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionit, edhe pse në ndërprejen e saj, deputetët shkuan në pauzë, për t’u kthyer më pas. Megjithatë kjo pauzë po rezulton me shtyrje të seancës.

Gazeta Express ka marrë vesh se seanca është shtyrë edhe seanca e sotme për Demarkacion. Ndërsa koha se kur do të vazhdojë ajo nuk dihet akoma.

Seanca që ka filluar sot në të cilën pritej të dilte në votim marrëveshja e Demarkacionit u ndërpre për një pauzë, në të cilën anëtarët e Komisionit të Jashtëm, do të votonin për procedimin e projektligjit të ri.

Por, kjo seancë nuk vazhdoi edhe pasi Komisioni procedoi në kuvend projektligjin e ri. /Express/

the authorE B