ShowBiz

Nuk flasin më, por Enca dhe Noizy ruajnë ende këto kujtime bashkë

Ka më shumë se një vit që këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy kanë ndërprerë kontaktet.

Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin dyshja e famshme nuk kanë dhënë shkaqe për prishjen e raporteve.

Pavarësisht kësaj ajo ende ruan disa kujtime me reperin, dhe fotot e shumta që dikur i kanë realizuar bashkë i mban ende në Instagram.

Njësoj edhe Noizy, as ai nuk i ka fshirë fotot që dikur i ka realizauar me këngëtaren seksi. Bazuar në to shihet se dyshja kanë kaluar dikur momente të këndshme bashkë.

“Bow Down” dhe “Ata nuk e din”, janë dy bashkëpunimet e reperit Noizy me këngëtaren Haxhia.

Ndryshe, Enca edhe pse nuk flet me Noizyn ajo ka kontakte dhe shpesh publikon imazhe me anëtarët e tjerë të labelit “OTR”./Lajmi.net

the authorE B