Ai është padyshim njëri ndër reperët më të njohur e më të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Tani në sezonin veror, shumë yje të njohura kanë koncerte e mbrëmje të shumta.
Kjo bën që ata të jenë më shumë larg shtëpisë.
Një gjë e tillë si duket po i ndodhë edhe Ledrit.
Ai një orë më parë në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet si i përgjumur.
Madje ai ka lënë një mbishkrim duke thënë se ka harruar që ka shtëpi.
“Kur ki HARRU qe ki shpi”, kishte lënë mbishkrim Ledri në këtë fotografi.
Reperi i njohur pak javë më parë ka publikuar edhe projektin e tij më të ri “ U harrum”, këngë kjo e cila është pëlqyer shumë nga të gjithë fansat e tij./Gazeta Express/