Marko Rog nuk i frikësohet Kosovës.
Të enjten mbrëma, Kosova pret në Shkodër Kroacinë, për të zhvilluar sfidën e dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.
Mesfushori i Kroacisë, Marko Rog, në prag të kësaj sfide, ka thënë se edhe përkundër se nuk e njohin hsumë Kombëtaren e Kosovës, ata nuk ia kanë frikën askujt.
“Kosova është ekip i organizuar, deri më tani janë të panjohur, nuk kanë zhvilluar shumë ndeshje. Por, nëse ne luajmë lojën tonë, nuk kemi nevojë të frikësohemi nga askush”, shtoi ai.
Kujtojmë se Modric, Rakitic, Lovren dhe Pjaca nuk do të luajnë në këtë ndeshje. /Express/