Sport

Nota e Xhakës dhe Mustafit pas fitores ndaj WBA

Arsenal ka shënuar fitore të merituar prej 2:0 ndaj WBA-së në Premierligë, me dy golat e shënuar nga sulmuesi Alexander Lacazette

Sipas Whoscored, lojtari më i mirë i këtij takimi ishte pikërisht sulmuesi francez, i cili ishte vendimtar me golat e tij.

Paraqitje të mirë në këtë takim kishin edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët luajtën për 90 minuta në këtë ndeshje.

Mustafi në këtë takim u vlerësua me notën 7.0 nga 10, ndërsa Xhaka me notën 6.6. /Express/