Rajon & Botë

Norvegjezët i kundërpërgjigjen Trumpit: Ne nuk duam të vijmë në vendin tënd të m**** (Foto)

Norvegjezët janë solidarizuar me haitianët dhe kombet e tjera afrikane të cilët thanë se nuk duan të shkojnë në SHBA, duke përshkruar fjalët që i kishte thënë Donald Trump si “vende të m***”.

Presidenti amerikan ka provokuar polemika të reja pasi i kërkonte një grup senatorësh pse SHBA’ja duhej të lejonte emigrantët nga vendet si Afrika dhe Karaibet dhe jo nga një vend si Norvegjia.

Ai menjëherë është akuzuar si një “racist” duke i quajtur OKB’ja komentet e Trump si “tronditëse dhe të turpshme”, raporton “The Indepenedent”, transmeton Periskopi.

Por norvegjezët dhe kusherinjtë e tyre skandinavë nëpër tuiteret e tyre kanë vendosur të tallen me Trumpin dhe Amerikën e tij duke e pyetur atë pse ne duhet të shkojmë në një vend pa kujdes shëndetësor dhe krime të shfrenuara me armë.

Një profesor amerikan me qendër në Stokholm, Christian Christensen ka shkruar: “Natyrisht njerëzit nga Norvegjia dëshirojnë të lëvizin në një vend ku njerëzit kanë më shumë gjasa të qëllohen, jetojnë në varfëri, nuk marrin kujdesin shëndetësor, sepse janë të varfër, ata nuk marrin pushim dhe shohin më pak gra në pushtet.”

Ndërkohë, Kathinka Froystad iu drejtua drejtpërdrejt presidentit Trump, duke thënë: “I nderuar zoti President, unë jam i kënaqur që ju pëlqeu takimi me kryeministren time, por unë jam mjaft e lumtur që kur nuk do të vendosem kurrë në SHBA gjatë kohës kur e qeveris këtë vend m****, regjim racist dhe misogjenist.”/Periskopi/

the authorE B