Dy artistët e njohur Nora Muçaj e bashkëshorti i saj Mark Marku janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Express vetë këngëtarja Muçaj e cila ka treguar se ajo dhe Marku janë bërë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Lekë.
Nora e Marku përjetuan këtë ndjenjë shumë të bukur më 18 shtator.
Tashmë, djali i tyre më i madh Gega ka edhe një vëlla me të cilin mund të luajnë së bashku.
Kujtojmë se çifti i njohur janë prej shumë vitesh të dashuruar dhe prej kohësh jetojnë në Zvicër.
Një ditë më parë çifti i njohur festuan edhe përvjetorin e martesës.
Nora e Marku ka kohë që nuk kanë sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por Express mëson se ata do të kthehen në Kosovë në dhjetor për të punuar në projektet e tyre më të reja muzikore./Gazeta Express/