Sport

Nora Gjakova mbetet pa medalje në Tokio

Nora Gjakova u mposht nga xhudistja franceze Sarah Leonie Cysique.

Nora Gjakova, e ka përfunduar pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror, Tokio 2019, në kategorinë deri në 57 kilogramë, pas disfatës në repesazh kundër francezes Sarah Leonie Cysique, transmeton lajmi.net.

Ëndrra e saj u shua nga xhudistja franceze Sarah Leonie Cysique, e cila e mposhti kosovaren me ippon.

Për t’iu futur garës për medalje të bronztë, Gjakova pësoi disfatë nga bullgarja Ivelina Ilieva në fazën çerekfinale, me ippon në “Golden Score”. /Lajmi.net/