Dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë shkëlqyer në turneun Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.
Ato janë kualifikuar në finale në kategoritë e tyre dhe tashmë do të luftojnë për medaljet e arta.Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova në çerekfinale e mposhti xhudisten nga Kirgistani, Beldiagina, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti garuesen nga Mongolia, Cebegbataar.
Ndë kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria mposhti në çerekfinale rivalen nga Izraeli, Ariel Bezalel, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten turke Merve Tash.Kjo është hera e parë, që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova.Finalet zhvillohen rreth orës 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.