Sport

Nora e inspiruar nga Majlinda, bën një premtim

Nora Gjakova, xhudistja kosovare, që u eliminua në fazën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë në “Rio 2016”, thotë se nuk do të ndalet së kërkuari ëndrrën e saj për medalje olimpike.

Gjakova ka treguar se një lëndim në gju i pësuar dy muaj më parë i ka shkaktuar vazhdimisht probleme, por shton se pavarësisht lëndimit ajo donte me çdo kusht pjesëmarrjen në Rio.

“Për dy muaj nuk kam pas mundësi as të ushtroj si duhet. Për shkak të lëndimit nuk arrita me qenë në maje. Lëndimi ka ndodh gradualisht dhe nuk i kemi kushtuar vëmendje aq sa duhet sepse nuk i kemi ndërpre përgatitjet. Në një farë forme kam sakrifikuar lëndimin se nuk jam marrë sa duhet vetëm për të arritur në Lojëra Olimpike. Për fat të keq ky ishte fati im në Lojëra Olimpike”, ka thënë Gjakova ekskluzivisht për KOHA-n.

Ajo thotë se do të pushojë pak pas lëndimit dhe menjëherë do të nisë përgatitjet për turnetë e ardhshëm dhe Lojërat e ardhshme Olimpike.

“Nuk do të ndalem, Majlinda na ka inspiruar të gjithë garuesit. Ajo arriti medaljen olimpike që tregoi se me punë mund të arrijmë suksese”, ka shtuar Gjakova. /Express/