ShowBiz

Nora dhe Marku më të dashuruar se kurrë (Foto)

Bënë bujë me dasmën e tyre vitin e kaluar në të cilën prezent ishte edhe djali i tyre Gega.

Çifti i njohur Nora Muçaj dhe Mark Marku, të cilët momentalisht jetojnë në Zvicër duket se po kalojnë ditë të lumtura së bashku.

Çifti ka vendosur që për një kohë t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe Gegës dhe të largohen pak nga skena duke mos sjell qe një kohë të gjatë projekte muzikore.

“Bota jeme faleminderit për dashninë e pafund që ma jep çdo ditë”, ka shkruar Nora sipër një fotografie të publikuar ku shihet në përqafimin e njeriut të saj të zemrës në një studio muzikore.

Ndryshe këto dedikime nuk janë të shpeshta pasi artistët kanë zgjedhur që jeta e tyre e sidomos vogëlushi Gegë të mos jetë i ekspozuar në media.

“Veç me ty” dhe “In Love” janë dy projektet muzikore që dyshja kanë sjell së bashku vite më parë ndërsa pritet rikthimi i tyre së shpejti./GazetaExpress/

the authorE B