Tech

Nokia pritet të rikthehet me Android

Kur ishte hera e fundit që keni përdorur një celular Nokia? Hmm… sigurisht ka kaluar një kohë e gjatë!

Por për ata që kanë qenë duke menduar se “ku ka mbetur Nokia”, ne kemi disa lajme të mira. Sipas raporteve të fundit, Nokia është duke u rikthyer në tregun e celularëve të mençur.

Microsoft bëri të ditur kohët e fundit se ia ka dhënë biznesin e vjetër të celularëve të Nokias Foxconn-it dhe një kompanie finlandeze të quajtur HMD Global Oy, transmeton Gazeta Express.

Është bërë e ditur se HMD është duke kërkuar të drejtat për të përdorur emrin e Nokias në celularë dhe tabletë për dhjetë vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se ne shumë shpejtë do të mund të shohim celularë të prodhuar nga Nokia të cilët veprojnë me Android.

HMD ka në plan që të investojë 500 milionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për të zhvilluar dhe reklamuar produktet e reja. Se si do të dukej një celularë Android nga Nokia, mund ta shihni një koncept më poshtë: